Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, përmes një postimi në rrjetin e tij X, ka reaguar lidhur me sulmin brutal në Uashtington DC, në darkën mes gazetarëve dhe Presidentit Trump, nga ku mbeti i plagosur një oficer i sigurisë së lartë.
“Jemi të shqetësuar nga ngjarjet në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Nuk duhet të ketë tolerancë për sulmet e dhunshme ndaj institucioneve demokratike ose shtypit të lirë. Është, të paktën, qetësuese që Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të padëmtuar”, tha Hamza.









