Avokatja që përfaqëson familjen e Pjerin Xhuvanit në seancën e sotme ka deklaruar se duhet të procedohen të gjithë personat që ishin pjesëmarrës në ngjarje.
Sipas saj secili prej tyre kishte rolin e vet në atë ngjarje të rëndë.
“Është e paevitueshme që të gjithë të hetuarit për vrasjen e Pjerin Xhuvani të proçedohen sepse secili prej tyre ka pasur një rol, disa duke përmbushur veprime dhe të tjerët madje duke mos vepruar, në këtë ngjarje kriminale. Kjo tezë e imja është vleftësuar tashmë nga rezultatet e punës të kryer nga akuza Publike si dhe nga vendimi i gjyqtares”, tha avokatja.
Në fakt u rrëzuan të gjitha kërkesat e bëra nga avokatët mbrojtës dhe në veçanti ato për ndarjen e disa pozicioneve, kërkesa për të aksesuar në gjykimin e shkurtuar dhe kërkesa e pavlefshmërisë të ekspertimit të bërë në vendin e ngjarjes. Për të gjithë të hetuarit gjyqtarja urdhëroi dërgimin në gjykim, pra që të proçedohen.