Renato Hamza rezulton i zhdukur që prej Qershorit 2014, kur për herë të fundit është filmuar në Elbasan i shoqëruar nga Indrit Shaqja, i cili sot është në qeli i dënua me burg përjetë për një tjetër ngjarje kriminale, dhe nga Deniz Xhija.
Ky i fundit është person i njohur i Ervin Kërtallës, i vrarë në Shijak në Gusht 2013. Ai u kap javën e kaluar në Kolumbi për llogari të autoriteteve rumune pasi akuzohet për disa vepra penale.
Pamjet e fundit të Renit nën shoqërinë e Indrit Shaqja dhe Deniz Xhija janë publikuar për herë të parë ekskluzivisht nga emisioni Uniko.
Bëhet fjalë për 29 Gushtin 2013, kur jashtë kësaj lotoje u vra Ervin Kërtalli dhe u plagos një tjetër.
Vrasja ndodhi 30 minuta pasi Reni ishte larguar nga ky lokal në Shijak dhe këngëtari, të cilit sot ende nuk i është gjetur trupi, dyshohej se mund të kishte shërbyer si informator për këtë vrasje.
Por çfarë thotë nëna e Renit? Silvana Hamza kujton se çfarë i ka thënë djali i saj në vitin 2013 kur nga shtëpia pa në televizor se në lokalin ku ai kishte qenë kishte ndodhur një vrasje.
“Djali thoshte atëherë, po bënte klipin dhe kur ka parë vrasjen atëherë tha ‘mami unë këtu sa u futa, bleva një lloto, kur kam dalë unë ka ndodhur vrasja’. U habit çuni shumë. ‘Bo bo mami paska ndodhur vrasje këtu’, tha.
‘Të kisha qenë brenda edhe mund të vritesha dhe unë aty’, tha. E them këtë me plot bindje se ma ka thënë Renato vetë me gojën e tij” tha ajo te emisioni “Uniko”.