Dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit ka qenë kryefjala e mediave rozë. Së fundmi Armina, është pyetur nëse ishin pjesëmarrës dy fëmijët e bashkëshortit të saj, nga martesa e tij e parë.
“Sigurisht që Po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”.
Fjalët e saj janë konfirmuar nga një foto e Shkëlzenit me të birin nga dasma.
Shkëlzeni është babai i dy fëmijëve, Medina dhe Lajdoni.