Indrit dhe Gentian Beqiraj janë arrestuar ditën e sotme nga policia pasi ata akuzohen se kanë marrë porosi për vrasjen e disa personave në Tiranë dhe Durrës.
Dy vëllezërit, mbrëmjen e të dielës u morën pengë në autostradë nga një grup prej 4 personash. Ata po udhëtonin me motor kur pengmarrësit i rrethuan.
Vëllezërit i pikasën, por nuk arritën të shpëtonin në kohë. Beqirajt janë konfliktuar fizikisht pas sharjeve dhe ofendimeve. Katër personat e rrahën Indrit Beqirajn dhe më pas e morën peng.
Vëllai i tij la motorin dhe u nis drejt policisë, për të denoncuar ngjarjen. Por Indriti u la i lirë pas 500 metrash.
Policia deklaroi se dy vëllezërit, vrasës me pagesë ishin duke gjurmuar “Rrumin” për ta vrarë.
Personazhi i njohur i botës së krimit kuptoi se po e ndiqnin dhe i kërkoi Agron Bejdollit, i cili është lidhja më e fortë e Aleksandër Lahos ose “Rrumit” të Shijakut që të reagonte.