Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për mashtrim.
Në njoftimin e policisë thuhet se Krenar Begaj, është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, pasi i ka marrë 12 mijë euro një qytetari me pretendimin se do t’i blinte një automjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.