Një i ri u kap në flagrancë nga policia pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm në aksin Qeparo-Kudhës.
22-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë dhe u largua duke lënë 5 emigrantët në makinë.
“Gjatë operacionit, në aksin rrugor Qeparo–Kudhës, shërbimet e Policisë i kanë bërë shënjë për ndalim shtetasit E. Gj., por ai nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm dhe është larguar. Pas ndjekjes nga Policia u bë munduar kapja dhe arrestimi i shtetasit E. Gj., si dhe u sekuestrua automjeti me të cilin ai po transportonte emigrantët, kundrejt fitimit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme,” ka njoftuar policia.