Policia e Durrësit ka arrestuar 15 persona si pjesë e një grupi kriminal që po planifikonte vrasjen e Pëllumb Muharremit, i njohur dhe me nofkën Rumi i Shijakut.
Nga informacionet e para arrestimet janë kryer pasi vëllezërit Beqiraj kanë bashkëpunuar me policinë duke treguar disa nga atentatet e ndodhura në Tiranë e Durrës.
Vëllezërit Beqiraj dyshohet se po e vrojtonin “Rumin” e Shijakut për ta ekzekutuar.