-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sindikata paralajmëron qeverinë: Nëse s’na jepni pagat greva kthehet

Kryesoret

Mos-ekzekutimi i pagave për grevistët mund ta rikthejë grevën. Qeveria e Kosovës ka vendosur të hënën të mos ekzekutojë pagat për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë, por kjo situatë sipas kreut të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj mbase edhe mund ta rikthejë grevën.

Në një bisedë për Gazetën Express, Rrahman Jasharaj uroi që pagat të ekzekutohen sot ose nesër, në të kundërtën tha se do të mblidhet Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe do të kuptohet se çka pritet të ndodh tutje.

Ai shtoi se pagat janë ndalë vetëm për mësimdhënësit që ishin në grevë, por jo edhe për grevistët e fushave tjera.

“Nuk kemi paralajmëruar grevë, kemi shpreh frikën se mbase edhe mund të ndodh nëse anëtarësia e SBASHK-ut kërkon. Urojmë që sot e nesër qeveria të bëjë procesimin e pagave dhe të kemi një situatë të qetë, SBASHK-u do të angazhohet dhe do të përdorë të gjitha rrugët ligjore me mbrojt të drejtën e vetë. Pagat janë ndalë vetëm për sektorin e arsimit. Do ta thërrasim Këshillin Drejtues të SBASHK-ut dhe ju mbetet që ata ta thonë fjalën e vetë dhe ta pëcjellin zërin e anëtarësisë”, tha Jasharaj për Express.

“Ne urojmë që sot ose nesër të bëhet procedimi i pagave dhe do të shohim do të përgatitemi”, tha ai.

Kujtojmë se mësimi ka nisur një muaj me vonesë, në këtë situatë opozita po bën thirrje që mësimdhënësit të mos mbeten pa pagat e shtatorit. Në mesin e personave që kërkojnë ekzekutimin e pagave ka edhe deputetë të partisë në pushtet. /Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit