Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vali është shprehur se SPAK duhet të hetojë mashtrimin e Ramës në lidhje me heqjen e fashës prej 800 kWh.
Ai tha se qeveria gënjeu kur tha që ka marr vendim pasi nuk ekziston asnjë shkresë që të rezultojë që është hequr fasha. Po ashtu Vasili ka shtuar se as ERE nuk ka marr një vendim të tillë dhe as nuk e ka pezulluar atë.
“Genjeshtra eshte shume e rende pasi Qeveria nuk ka marre asnje Vendim per kete ceshtje dhe Rendi i dites se Mbledhjes se Qeverise ne date 28 shtator provon qarte mashtrimin.
Rama mori pergjegjesine personald dhe deklaroi pezullimin e aplikimit te fashes 800 KWh, pas Vendimit te ERE te dates 23 shtator.
Ky eshte nje mashtrim tjeter shume i rende sepse ERE nuk ka marre asnje Vendim per pezullimin e aplikimit te fashes.
Kjo provohet sepse ne Mbledhjen e ERE te dates 29 shtator, pra nje dite perpara deklarates se Rames, as nuk eshte diskutuar dhe as eshte marre asnje Vendim pezullimi nga ERE.
Nderkohe qe Edi Rama bente kete deklarate, KESH blinte energji per periudhen 1-31 tetor me vlere 34 milionë euro per 74,500 megavatorësh me një çmim mesatar prej 455.24 euro per Mwh, bile mjaft me te larte edhe si çmimi ne burse.
Pra eshte e qarte, qe e gjithe deklarata si dhe argumentimet e vendosjes se fashes 800KWh per shkak te problemeve financiare te KESH rrezohen ne çast,” është shprehur ai.