-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodhi pajisjet e një biznesi, në pranga 28-vjeçari

Kryesoret

Policia e Tiranës, ka arrestuar një 28 vjeçar pasi vodhi pajise në një biznes. 28-vjeçari dyshohet se ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe orendi, në një banesë.

Njoftim

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhi pajisje dhe mallra të ndryshme, në një biznes dhe në një banesë, identifikohet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që kryente vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit J. D., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i dy vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, konkretisht:

  • Më datë 02.10.2022, në rrugën “Artan Lenja”, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe orendi, në një banesë;
  • Më datë 03.10.2022, dyshohet se ka vjedhur disa mallra dhe një pajisje elektroshtëpiake, në biznesin e shtetasit N. P.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit