Mbrëmjen e sotme, kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me krerët e partive aleate në kuadër të zgjedhjeve.
Berisha ka takuar kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare , Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu.
Mësohet se në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidatë të përbashkët.