Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, që është pjesë e grupit të Enkelejd Alibeajt ka dorëzuar mëngjesin e sotëm në Kuvend draftin me ndryshimet në hartën territoriale. Në projektligj, kjo pjesë e PD-së kërkon shtimin e 33 bashkive të reja, nga 61 në 94.
Gjithashtu, në draft preken qarqet dhe rajonet. Një tjetër këndvështrim, por thuajse të afërt ka pjesa tjetër e PD-së, që drejtohet nga Sali Berisha. Shumica që ishte e prerë për të mos lejuar ndryshimet, ka lënë një shteg hapur, por konsensusi është ende larg.
PROPOZIMET
Nga 61 bashki që është sot, shkon në 94 bashki
Ulet nga 75 mijë në 50 mijë numri i banorëve për njësi vendore
Ulet nga 471 km2 në 315 km2 sipërfaqja mesatare për njësi vendore
Rritet nga 61 kryetarë në 94 kryetarë numri i të zgjedhurve vendorë.
Numri i këshilltarëve rritet nga 1607 në 2114
Numri i bashkive për qark rritet nga 5.1 bashki në 7.4 bashki.
2 opsionet e ndarjes së rajoneve
Opsioni 1: 6 Rajone, Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.)
Opsioni 2: 3 rajone: Rajoni Adriatikut (Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës) Rajoni Adriatiko-Jonian(Tiranë, Durrës Elbasan), Rajoni Jonian (Vlorë, Korçë, Gjirokastër).