-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ i çon draftin Kuvendit: Miratoni rregullat për financimet politike

Kryesoret

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, dorëzoi të mërkurën në Kuvend një sërë rekomandimesh për ndryshime të kuadrit ligjor zgjedhor, për riorganizim të administratës zgjedhore, rregulla për financimin e partive dhe mekanizma kontrolli për përdorimin e aseteve publike.

Paketa e propozimeve i adresohet Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

KQZ rekomandon ndryshime që lidhen me mënyrën dhe formën e organizimit të nivelit të dytë e të tretë të administratës zgjedhore duke shkuar drejt një depolitizimi të pjesshëm të tyre.

“Përmirësimet që ne nxisim në lidhje me këtë aspekt, jo domosdoshmërisht ato duhet, apo mund t’i zhveshin partitë nga të drejtat që ato kanë sot në administrimin e zgjedhjeve, përfshi këtu edhe të drejtën për vendimmarrjen nga përfaqësuesit e tyre në këto komisione”- thuhet në letrën e dorëzuar në Kuvend.

Rregullat për financimin e fushatës zgjedhore KQZ i quan si shumë të rëndësishme për t’u përmirësuar.

“Të përcaktohen rregulla për pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median në internet (online), në rrjetet sociale dhe në median e shkruar.Të përcaktohen rregulla në lidhje me financimin dhe fushatën e subjekteve të identifikuara si  “palë të treta’”- u rekomandon KQZ-ja anëtarëve të komsionit të posaçëm.

KQZ vë theksin tek gjetja e mekanizmave ligjore që ky institucion të identifikojë rastet kur funksionarët publikë përdorin asetet publike në fushatë dhe përcaktimi shterues i veprimtarive që ndalohen gjatë fushatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit