Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar pasi plagosi një shtetas me armë zjarri dhe u largua.
Sipas policisë Robert Doka, 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi në këmbë, me armë zjarri, shtetasin Denis Kuka.
Fatmirësisht i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.