Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se është pro nismës së qeverisë Rama për amnistinë fiskale. Për Sejkon, kjo lëvizje ka një të mirë, por edhe një rrezik, që kërkoi të shmanget.
“Amnistia fiskale po rishikohet. Akoma është duke u punuar. Edhe ministrja këtë tha. Ka pasur një draft para disa kohësh. Kemi dhënë opinionet tona. Kemi theksuar edhe para kuvendit.
Banka e shikon amnistinë me kosto dhe benefite. Ne e shikojmë në funksion të formalizimit të ekonomisë. Amnistia fiskale do të kishte impakt pozitiv në likuiditet.
Kostot janë rreziku i pastrimit të parave. Duhen shmangur këto rreziqe dhe paratë nga krimi dhe korrupsioni. Duhet bërë e studiuar, që të funksionojë” tha ai.
Bashkimi Europian është pozicionuar hapur kundër nismës për amnistinë fiskale.