-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK vendos shënjestrën e re! “Dridhen” kriminelët

Kryesoret

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja gjatë një aktiviteti në Belgjikë zhvilloi takime me drejtues të prokurorive të disa vendeve në kuadër të vendosjes së kontakteve të reja.

SPAK, tha Kraja është i vendosur që bashkëpunimin që ekziston me Prokurorinë Federale belge ta vazhdojë duke dhënë më shumë rezultate konkrete. Mesazhi duket se ishte i qartë për shqiptarët me precedent në Belgjikë.

Të gjithë diskutantët ishin në një linjë, që krijimi dhe jetëgjatësia e një strukture prokurorie të specializuar dhe qendrore është e domosdoshme për të patur sukses në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe terrorizmit.

Vendosja e kontakteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet prokurorive të posaçme është e domosdoshme për të arritur suksesin.

Gjithashtu, u theksua fakti që lufta kundër krimit të organizuar  ndërkombëtar dhe terrorizmit është një betejë e gjatë dhe e vazhdueshme, që duhet realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet strukturave të zbatimit të ligjit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit