-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet kibernetike të Iranit, Rama: Ja pse Shqipëria vendosi të mos i kërkojë NATO-s zbatimin e Nenit 5!

Kryesoret

Shqipëria u godit nga një sulm kibernetik pak muaj më parë dhe sulmi ishte aq shkatërrues, saqë qeveria konsideroi mundësinë për të kërkuar një deklaratë të NATO-s.

Do të ishte hera e parë që një shtet anëtar i NATO-s përdorte një sulm kibernetik për të kërkuar zbatimin e Nenit 5, i cili e trajton një sulm kundër një anëtari si një sulm kundër të gjithëve, që kërkon mbrojtje kolektive.

Por, Kryeministri Rama tregoi arsyet se pse vendi ynë vendosi të mos i kërkojë NATO-s ta ndërmerrte këtë veprim.

”Në fund, Shqipëria vendosi të mos e ndërmerrte atë veprim, që do të rrezikonte përshkallëzimin dhe të fuste në antagonizëm aleatët e fuqishëm”, tha Rama në një intervistë nga zyra e tij në kryeqytetin shqiptar për Maggie Miller të politico.com.

Rama nuk tha se sa seriozisht u mor në konsideratë opsioni për të kërkuar zbatimin e Nenit 5 apo për sa kohë.

”Kam shumë respekt për miqtë dhe aleatët tanë për t’u thënë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm që të jemi shumë të përulur në vlerësimet tona”, theksoi më tej Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit