-sidi education-spot_img
23.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bujar Asqeriu: Po të ndërtoheshin teatro, do të kishim më pak burgje

Kryesoret

Aktori i njohur Bujar Asqeriu ka kritikuar ashpër qeverinë për mungesën e investimeve në art, kulturë dhe arsim, duke deklaruar se këto fusha janë lënë pas dore, ndërsa në vend janë shtuar burgjet.

Gjatë fjalës së tij në protestën qytetare, ai tha se investimi në kulturë është rruga për edukimin e brezave dhe jo ndëshkimi.

“Në Shqipëri janë ndërtuar 24 burgje. Më thoni, sa teatro janë ngritur? Zero! E gjithë rinia shqiptare është nëpër burgje, nuk ka qytet pa burg. Them unë, këta me shkopinj gome dhe me biruca do ta edukojnë rininë shqiptare? Po të ndërtoheshin 4, 5, 6 teatro, më pak burgje do të kishim, jam i sigurt për këtë. Sepse njeriun, thoshte Viktor Hygo, e bën arsimi dhe kultura, nga kafshë e bën njeri, e zbukuron arti dhe kultura”, u shpreh Asqeriu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit