Sot dolën para gjykatës së Durrësit për njohjen me masën e sigurisë 14 të arrestuar në kuadër të operacionit “Porositësi” që u finalizua pas dëshmisë së dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj. Mes personave në gjykata janë edhe polici i burgjeve Flamur Bejko dhe ushtaraku Altin Celmani.
Sot do të dalin në gjyq;
Gentjan Beqiraj
Indrit Beqiraj
Flamur Bejko
Pëllumb Hoxha
Idajet Hoxha
Armand Dalipi (Daka)
Fatjon Myrta
Blerim Elezi
Gentian Sheshi
Kujtim Deliallisi
Albano Hajdari
Fatjon Hajdari
Armando Lama
Altin Celami
Gjithçka nisi nga pengmarrja e njërit prej dy vëllezërve, Indritit mbrëmjen e së dielës në autostradë për disa minuta që më pas u la i lirë. Ata rrëfyen si ndodhi ngjarja me detaje për të kaluar më pas te atentatet dhe vrasjet.
“Dy vëllezërit kanë qenë në motoçikletë që drejtohej nga Gentjani ndërsa Indriti ishte pasagjer. Ata janë goditur në lëvizje nga një mjet me ngjyrë të zezë. Në vendngjarje është afruar dhe një mjet tjetër dhe personat kanë dalë nga makinat dhe kanë nisur të dhunojnë Gentjan e Indrit Beqiraj.
Më pas kanë marrë Indritin në njërën nga makinat dhe tre telefonat e tyre personal. Pas ngjarjes Gentjani ka njoftuar policinë e cila ka nisur veprimet e para në vendngjarje. Gjysmë ore më vonë policia është njoftuar se Indriti ishte lënë i lirë. Më pas Indrit Beqiraj është paraqitur në polici dhe ka rrëfyer ngjarjen.
Ai ka deklaruar ngjarjen e ndodhur duke krijuar dyshime se autorë të ngjarjes ishin persona posedues ose lidhje shoqërore me Aleksandër Laho, administrator i lokalit “T….” në Sukth të Durrësit.
Si dhe deklaron me vetëpërgjegjësi faktin që ai në bashkëpunim me Gentjan Beqiran, Ilirjan Feçin dhe Kevin Zenelin, të nxitur kundrejt pagesës nga Kasandër Noga e më pas edhe nga Flamur Bejko, të nxitur kanë dashur të vrasin me armë zjarri Geron Hasanbelliun dhe nipat e tij; si dhe Arben Mërkurin në Sukth” thuhet në dosje.