-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet dera e burgut! Gjykata liron ish-deputetin Alqi Bllako

Kryesoret

Gjashtë muaj qëndroi në burg ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako. Ditën e sotme gjykata ka pranuar kërkesën e socialistit për të vijuar hetimet në një masë më të butë. Trupi gjykues vendosi që ta lironte nga qelia për ta çuar në arrest shtëpie.

Bllako u arrestua në 31 mars pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit nisur nga kërkesa e SPAK-ut drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Sipas SPAK-ut ai ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit.

Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi. Ish-ministri Koka vijon që të jetë në burg. Dy njerëzit kryesor të skemës së inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë në arrati dhe pagesat për kompanitë e tyre vijojnë normalisht nga qeveria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit