-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji “zihet” me Çuçin për “talentin” e Lulit: Po thyen rekordin e Bashës

Kryesoret

Lulzim Basha nuk ishte as sot i pranishëm fizikisht në Kuvend, por “bëmat” e tij vazhdojnë që të bëjnë jehonë. Shifrat ishin dhe janë pika e tij e dobët.

As tetë vite në krye të opozitës nuk mjaftuan për të rregulluar problemet me matematikën dhe jehona vazhdon.

Sa herë që dikush nga deputetët apo ministrat bën ndonjë gabim me shifrat, batuta vijuese me “thumba” shkon për ish-kryetarin e PD-së, tashmë me pushime të gjata.

Sot e kujtoi Ervin Salianji. Gjatë debatit me deputetin demokrat, ministri Bledi Çuçi i kërkoi “t’ia lëmë matematikës dhe jo opinionit, sepse matematika dhe fakti nuk janë opinion” tha ai, referuar shifrave dhe statistikave për vrasjet në vend.

Këtu Salianji u “revoltua” për shkak se Çuçi, sipas tij, i kishte marrë vendin e parë për gafat me shifrat. Referenca ishte e qartë për Lulzim Bashën.

Po na e kaloni në matematikë. Deri tani ka mbajtur dikush këtej (krahu i opozitës) rekord në matematikë, por tani duket se po na e kaloni” tha ai.

Të qeshurat në sallë nuk munguan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit