-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali përplaset ashpër me Zhupën: More atributet e Açkës

Kryesoret

Elisa Spiropali ka replikuar me deputeten e PD, Ina Zhupa pas fjalës së kësaj të fundit në foltore.

Zhupa deklaroi se Kuvendi ka kaluar në një puçist të Kushtetutës, ndërsa iu drejtua Spiropalit duke thënë se kjo e fundit mori atributet e kryetares së komisionit të medias.

Zhupa:Aferat e qeverisë nuk janë të Shqipërisë, Rama mund të jetë Skënderbeu për Spiropalin, por jo Shqipëria për ne.

Nuk ka baltosur njeri shqiptarët, por janë afera ato që kanë dalë që janë në dosjet e prokurorive. Këtë model e transferoni te gjithë institucionet e tjera.

Si mund të mos vijë Alfred Peza në komisionin hetimor, drejtori i RTHS dërgon email dhe thotë nuk kam qejf të vij. Del Skënder Gjinushi dhe thotë pse të na auditojë KLSH ne.

Ju ka juve model, bëni ligj me porosi për të, normal që ndihet mbret aty. Keni harruar se keni përballë një opozitë që do ju ndjekë dhe do mbrojë interesin publik të shqiptarëve me çdo kusht.

Spiropali: Jeni rast për t’u studiuar. Flisni bukur, keni tekst të mirë, jeni korrekte. Madje 2-3 nga ju që pretendojnë se shkruajnë mirë nuk ua kalojnë. Por pavarësisht se i bëni të gjitha këto asnjë fjalë e juaja nuk mbetet, nuk shkon te njerëzit, se siç duket Ina ke 0 besueshmëri, e di pse, se nuk thua gjëra të vërteta e origjinale, çdo gjë që thua buron nga dëshira jote e papërmbajtur për të rënë në sy.

Meqë më përmende, për përgjigjen që dhashë në Facebook, ishte një koment, jo për të marrë rolin e zonjës Açka, por për t’i vërtetuar publikut se për shkak të mllefit ndaj Edi Ramës harroni edhe dashurinë ndaj Shqipërisë, të cilën mesa duket nuk e keni pasur kurrë. Ndryshe nuk do angazhoheshit për t’i hedhur gurin e fundit Shqipërisë, nga Brukseli në Uashington.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit