-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjosa Osmani takon në Pragë Macron dhe Scholz: Mirënjohëse për përkrahjen e tyre ndaj Kosovës!

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të enjten, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Takimi është mbajtur në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Pragë. Ajo është shprehur mirënjohëse për përkrahjen e dy liderëve si dhe për angazhimin e tyre sa i përket paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Mirënjohës presidentit Macron dhe kancelarit Scholz për takimin e sotëm përmbajtësor, për përkrahjen e tyre për Kosovën dhe angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajonin tone”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Zyra e Presidencës ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për liberalizimin e vizave, si dhe për procesin e dialogut me Serbinë.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të mbetet palë konstruktive në këtë proces dhe ka falënderuar Francën dhe Gjermaninë për përpjekjen e tyre për ta intensifikuar procesin e dialogut. Kosova është e interesuar në përmbylljen e dialogut sa më shpejt, me njohje të ndërsjellë, ruajtjen e integritetit territorial, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit