Në orët e para të ditës së sotme ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në autostradë Hektor Psatha, ish-lojtari i kombëtares së futsallës. 44-vjeçari ka pasur një jetë shumë të vrullshme dhe 5 vite i kaloi pas hekurave për disa akuza.
Psatha është një emër i njohur në Durrës pasi disa vite më parë ka qenë pjesë e futbollit të sallës, si lojtarë i Teutës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, ku ka marrë pjesë në dy kampionate botërore.
Kur nisën problemet me drejtësinë?
Në vitin 2017, Psatha ka rënë në prangat e policisë, nën akuzë për shfrytëzim prostitucioni dhe shpërndarje lëndësh narkotike, kokainë.
Ai u arrestua duke festuar ditëlindjen. Po ashtu policia e kishte skeduar Hektor Psathën para arrestimit, si person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.
Sipas bluve, Hektor Psatha shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 € dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit.
Sot Psatha humbi jetën në një aksident, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, ndërsa u tha se humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.