Policia e Elbasanit ka arrestuar një 45-vjeçare në Gramsh pasi, ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje. M.S është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan me 8 muaj burgim.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasen M. S., 45 vjeçe, banuese në Gribë, Gramsh, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje.