-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat greke ‘thumbojnë’ Erdogan pas vizitës në Pragë: Donte të pritej si ‘super yll’, por zemëroi europianët

Kryesoret

Presidenti Erdogan pati një takim me kryeministrin çek dhe presidentin e Komisionit. Në këtë takim mësohet se ai donte të diskutonte “shkrirjen” e pranimit të Turqisë dhe rifillimin e marrëdhënieve euro-turke.

Në Pragë, klima e izolimit ndaj Ankarasë nga perëndimi ishte evidente pas provokimeve të njëpasnjëshme turke që shkaktuan dënimin e vendeve anëtare të BE-së.

Pas Samitit të Energjisë u bë e ditur se planet e Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian janë vënë në pritje, për shkak të kundërshtimeve nga Komisioni dhe Republika Çeke.

Erdogan zhvilloi një takim me kryeministrin çek, Petr Fiala dhe kryetaren e Komisionit, Ursula von der Leyen. Sipas Mega-s, ai ka dashur të diskutojë për nisjen e procesit të pranimit të Turqisë dhe rifillimin e marrëdhënieve euro-turke.

Përgjigjja që mori ishte se; ‘nuk është koha për të diskutuar një gjë të tillë’. Në të njëjtën kohë, presidenca çeke e BE-së është thellësisht e shqetësuar nga qëndrimi i Turqisë përpara Samitit.

Mediat greke raportojnë se qeveria turke donte të kishte një delegacion më të madh në krahasim me vendet e tjera dhe organizatori i konferencës i kërkoi Ankarasë të respektonte rregullat që vlejnë për të gjithë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit