Kryeministri Edi Rama gjatë samitit në Pragë është takuar dhe me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.
Kyriakos Mitsotakis nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për rrugën evropiane të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian .
U diskutuan edhe efektet e krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor dhe nevoja për të ruajtur stabilitetin dhe për të forcuar sigurinë energjetike të rajonit .
Kreu i Greqisë i ka kërkuar Ramës dhe një kujdes të shtuar ndaj pakicës greke në Shqipëri, me theks të veçantë në sigurimin e të drejtave të tij pronësore
Ai iu referua edhe demarkacionit të zonave detare të dy vendeve dhe theksoi se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, siç është rënë dakord, do të forcojë më tej marrëdhëniet e mira fqinjësore duke shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë.