Një efektive policie është pezulluar ditën e sotme në portin e Durrësit. Ajo është Arkodula Bane. Ajo akuzohet se nuk kontrolloi makinën ku udhëtonin 3 shqiptarë nga Kosova. Adriatik Bekolli dhe Leonit Mazreku që janë arrestuar kaluan me makinën e tyre nga porti Meriton Berishën, të cilin Italia e ktheu pas.
“Në bashkëpunim me njëri tjetrin, më datë 07.09.2022 kanë ndihmuar shtetasin Meriton Berisha t’i shmangej kontrollit të rojeve kufitare për të kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit, duke udhëtuar si pasagjer në sediljen e pasme të automjetit më të cilin udhëtonin.
Punjonjësja e policisë, e cila ishte e planizuar me detyrë në përpunimin e udhëtarëve, nuk ka kryer detyrën e saj funksionale për kontrollin e personave që udhëtonin në automjet, duke bërë të mundur që shtetasi të kalojë kufirin. Ky i fundit është kapur më pas nga autoritetet e policisë italiane dhe është kthyer Inad” njofton policia.