-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shkesi” gjerman për të pajtuar demokratët

Kryesoret

Zgjedhjet po afrojnë, por PD është akoma më e përçarë se kurrë. Asnjë nga palët nuk lëshon “pe”.

Si grupi i Sali Berishës që gjykata e shkallës së parë e njeh për kryetar të PD-së, ashtu edhe i Alibeajt që pret vendimin e Apelit kanë një ndarje të thellë.

Gjatë dy ditëve të fundit në Tiranë ishte raporteri i CDU-CSU për Shqipërinë Gunther Krichbaum, i cili foli për pezullim të PD nga Partia Popullore Europiane, nëse Berisha zgjidhej në krye të saj.

Ndërmjetësi gjerman, Krichbaum takoi Lulzim Bashën, Jorida Tabakun, Gjekmarkajn  dhe nga mbështetësit e Berishës nënkryetarin e PD, Oerd Bylykbashi.

Krichbaum dëgjoi të gjitha palët për situatën në PD, por preferoi të mos bëjë publik qëndrimin e tij në raport me Berishën dhe PD.

Konsensusi është larg. Fakti që gjermani takoi edhe Lulzim Bashën ligjëron ndikimin e tij të fortë në PD, pavarësisht se dha dorëheqjen.

Dy palët po përgatiten për të nxjerrë kandidatë në zgjedhje. Nëse ndodh do të ishte fatale për opozitën.

Enkelejd Alibeaj tha sot se PD-ja e tij, do të nxjerrë kandidatë. Sali Berisha që është përgatitur për primaret i ka bërë thirrje po sot që të nxjerrë emrat e tij dhe primaret të zgjedhin më të mirin.

Por deputeti i PD-së nuk e pranoi ftesën e kryetarit të PD-së. Situata duket se do të jetë e njëjtë, të paktën deri në vendimin e Apelit në 3 nëntor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit