-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Befasia” i vë prangat të riu, mbante automatikun poshtë sediljes së makinës

Kryesoret

Danjel Gjinaj është arrestuar nga policia pas një aksioni blic të zhvilluar në Mirditë.

19-vjeçari u kap teksa po drejtonte mjetin e tij dhe poshtë sediljes mbante të fshehur një armë tip kallashnikovë.

Po ashtu janë gjetur dhe krehër zë mbushur me fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve intensive “blic” ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ndaluar në kuadër të operacionit policor “Befasia” në fshatin Lëkundë, Mirditë, automjetin me drejtues shtetasin D. Gj. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur poshtë sediljes, një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Gj., 19 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit