-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tregtonin veshje të kontrabanduara, arrestohen 2 persona në Vlorë

Kryesoret

Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona në Portin e Vlorës, pasi janë kapur duke kontrabanduar veshje me vlerë 8 mijë euro.

Të arrestuarit janë drejtuesi i një mjeti lundrues R. B., 64 vjeç, banues në Vlorë dhe pronari i një dyqani veshjesh, E. P., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Uniformat blu bëjnë me dije se shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, bazuar dhe në informacionet e marra se me një mjet lundrues “Pilotinë”.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat do t’i merrte shtetasi E. P., me qëllim tregtimin e tyre.

Njoftimi i policisë

Port Vlorë/Vijojnë kontrollet intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shipping”.

Sekuestrohen veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara nëpërmjet një mjeti lundrues.

Vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave.

Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shipping”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit