12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Hijet e natës në sulm! Momenti kur “seriali” futet brenda sirtarëve me lekë

Kryesoret

Dy hajdutë janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Serial” dhe një i tretë është proceduar për 12 vjedhje në Tiranë dhe Durrës.

Të arrestuarit janë; F. Sh., 19 vjeç dhe R. T., 20 vjeç, të dy banues në Kombinat, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë E. B. Tre të rinjtë akuzohen për të paktën 12 vjedhje.

Disa prej vjedhjeve;

– Më datë 29.09.2022, në Tiranë, në bulevardin “Migjeni”, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur me forcë një shumë parash, në një farmaci;

– Më datë 28.09.2022, në Durrës, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, në 1 farmaci dhe në 2 lokale;

– Më datë 24.09.2022, në Tiranë, gjatë natës, dyshohet se kanë vjedhur në 3 biznese, dy prej tyre në rrugën  “Muhamet Deliu” dhe njëri në rrugën “Jordan Misja”;

– Më datë 17.09.2022, në rrugën “Preng Bib Doda”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në pronësi të shtetasit A. Ç.;

– Në muajin qershor, në Ndroq, Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një furrë buke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit