Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot në Libohovë se situata në Shqipëri është më keq sesa në 1991.
Kryetari i PD-së pranoi për herë të parë se rënia e diktaturës më shumë se nga revolta nga brenda erdhi nga vala e rënies së diktatuturave komuniste që po ndodhte edhe në vdenet e tjera të lindjes.
“Ky mision sot është më i rëndësishëm se ai që kishim në 1991. Në 1991 ne e bëmë punën tonë, por diktaturat komuniste po binin njëra pas tjetrës.
Duhet të jemi realistë. Duhet t’i shohim gjërat me realizëm. Kurse sot kemi një regjim që ka cdo pushtet.
Kemi një regjim që ndoshta ka vjedhur shqiptarët më shumë se të gjitha qeveritë dhe shqiptarët që kur është mbjellë ky rrap dhe deri më sot” tha ai.