-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Je i dështuar”! Kapllanaj rrëfen te “5pyetjet.al” “sherrin” me Bashën: Çfarë i thashë në sy

Kryesoret

Pasditen e djeshme Lulzim Basha zhvilloi një takim me strukturat e PD-së në Berat. Thirrja nga ish-kryetari e disa prej strukturave të jugut të vendit pas atyre të veriut pak ditë më parë ka shkaktuar debat në mbledhje.

Ish-kryebashkiaku demokrat i Mallakastrës, Agron Kapllanaj i ka kërkuar Bashës sqarime se pse merr pjesë në këto takime me demokratët kur vetë është tërhequr.

A e kuptoni se jeni një kryetar partie i dështuar në të gjithë betejat politike për 9 vjet?”, ka thënë Kapllanaj.

Për të mësuar më shumë për takimin, “5pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me Agron Kapllanajn, i cili rrëfeu detaje të tjera nga takimi i tensionuar mes palëve.

Intervista për “5pyetjet.al” e Agron Kapllanajt

A janë të vërteta lajmet në media që keni pasur një debat me zotin Basha?
Debat nuk kishte, por ka disa të vërteta.

Ju i keni thënë që jeni i dështuar?
Pak a shumë.

Zëra të tjerë kundër ka pasur?
Aty kishte çështje dhe diskutime.

Ju jeni pro apo kundër që Lulzim Basha të nxjerrë kandidatë për kryetar bashkie?
Unë jam me PD-në, aty ku është zyrtarisht PD-në.

Jo kthimit të Lulzim Bashës?
Jam kundër kthimit të Bashës në PD. Kundër marrjes pjesë në këto aktivitete dhe rikthimit kryetar partie.

Kjo po e përçanë akoma më shumë PD-në, kthimi i Bashës në këto takime?
Nuk i bën mirë PD-së. I japim një shkas akuzave që ka bërë deri tani me këto thashethemet që Lulzim Basha drejton PD-në, “ne bëjmë lojën e Bashës”, këto thashetheme që nuk i bëjnë mirë PD-së.

Lulzim Basha kishte ndonjë argumente për takimin që iu thirri?
Ishte ftesë miqësore që kishte bërë një prej kolegëve tanë në Berat.

Me Berishën ju e keni mbyllur përgjithmonë?
Absolutisht po.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit