Mbrëmjen e djeshme FNSH zbarkoi në Elbasan për një kontroll blic me shënjestër personat që lëviznin me armë dhe drogë, por edhe të kërkuarit nga drejtësia.
Kontrollet ishin të shumta dhe të shoqëruarit disa, por ende nga policia nuk ka asnjë informacion zyrtar. Gjatë operacionit u sekuestrua një sasi prej rreth 1 kg heroinë.
Efektivët ngritën një pikë postblloku në afërsi të urës së Zaranikës, teksa i bën shenjë ndalimi një mjeti. Personi i cili udhëtonte me makinë nuk i bind urdhrit dhe tentoi të largohej duke çarë postbllokun.
Por efektivët janë detyruar të qëllojnë me armë në ajër, në mënyrë që personi të ndalonte. Pas disa minutash, policia bëri të mundur arrestimin e personit i cili kishte lëndën narkotike.
Emri i personit që u arrestua me heroinë ende nuk është bërë publik nga policia.