-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat pas dyerve të mbyllura/ Osmani: Mendimi i SHBA-BE për Ballkanin e Hapur

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për REL ka folur edhe për çështjen e nismës “Ballkani i Hapur” duke thënë se s’është e sigurt se SHBA-ja apo BE-ja e mbështesin.

Osmani ka thënë se në takimin që ka pasur me Sekretarin Amerikan, Antony Blinken një çështje e tillë s’është ngritur për diskutim e as s’është kërkuar nga ana e Kosovës. 

“Unë nuk do të thosha me aq siguri që SHBA-ja apo Bashkimi Evropian e mbështesin Ballkanin e Hapur.

Ne e kemi pasur një takim me sekretarin [amerikan] të Shtetit [Antony Blinken] dhe kjo çështje as nuk është ngritur, as nuk është kërkuar nga ana jonë.

Në anën tjetër, në deklarata të disa zyrtarëve të Departamentit të Shtetit është thënë që parakusht për mbështetjen e plotë të kësaj iniciative nga ana e Shteteve të Bashkuara është që ajo t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Dhe, ju e dini, është një iniciativë me tri shtete, jo me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Rrjedhimisht, parakushti themelor i SHBA-së, pra gjithëpërfshirja, akoma nuk është përmbushur.

Të njëjtën gjë e kemi dëgjuar edhe nga zyrtarët e Bashkimit Evropian. Pra, nuk ka zyrtar të lartë të BE-së që neve na ka kërkuar që të hyjmë në Ballkanin e Hapur.

Përkundrazi, në takimet tona të mbyllura shprehet një dozë e madhe e skepticizmit nga ana e zyrtarëve të Bashkimit Evropian në raport me këtë iniciativë.

Shtetet anëtare të BE-së dhe udhëheqësit e partnerëve të Ballkanit Perëndimor gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor në Qendrën e Kongresit Brdo, afër Lubjanës, më 6 tetor 2021″ tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit