19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurthe dhe plumba/ Këta janë të penduarit që fundosën bosët: Ju tregojmë të vërtetën

Kryesoret

Tre të penduar kanë zbardhur disa dosje të bujshme muajt e fundit në Shqipëri. I pari ishte Nuredin Dumani që vendosi në lëvizje policinë e shtetit. Dëshmia e tij çoi në qeli një “dyzinë” me kriminelë.

Dumani rrëfeu krimet e Talo Çelës, por edhe porositë nga Ervis Martinaj apo Suel Çela. Dy të tjerët janë vëllezërit Beqiraj. 14 u arrestuan dhe 5 janë në kërkim sapo vëllezërit hapën gojën.

Ata treguan se Kasandër Noga kishte porositur vrasjet e “Rrumit” të Shijakut dhe Geron Hasanbelliut me dy nipërit e tij.

Por këta nuk janë të penduarit e vetëm që njeh drejtësia shqiptare. Bujar Buzani rrëfeu vrasjen e 6 gardistëve dhe plagosjen e 16 të tjerëve në Cërrik të 1997.

Një tjetër emër i njohur është Adriatik Coli, i cili në momentin që vendosi të bashkëpunonte deklaroi “Rrëfej gjithçka, në këmbim të sigurisë”. Ai çoi pas hekurave disa prej anëtarëve të bandës së Durrësit.

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin bregdetar.

Ndriçim Gjokona zbërtheu grupin e vrasësve me pagesë, pjesë e të cilit ishte dhe bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Julian Sinanaj.

Luftar Reçi është një tjetër i penduar që rrëfeu vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliut, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit