-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush janë tre bosët që policia dështoi t’i kapte në 2022-shin?

Kryesoret

Në vitin që lamë pas kryefjalë e kronikës së zezë në Shqipëri kanë qenë tre emra të bujshëm të cilët vijojnë që të jenë në kërkim.

Talo Çela, Ervis Martinaj dhe tashmë “Rrumi” i Shijakut, që njihet me disa emra. Aksionet për arrestimet e tyre kanë dalë blof disa herë.

Gjithçka nisi në datë 30 mars kur u arrestua në Fier Nuredin Dumani. Ai shkoi të vriste Talo Çelën, mikun që iu kthye në armik, por në Cërrik ra në pritë.

Dumani pas arrestimit vendosi që të fliste duke treguar atë që e konsideron të vërtetën e tij duke implikuar në dosje shumë emra të njohur. Mes tyre Ervis Martinajn që policia nuk arriti që ta arrestonte.

Talo Çela vijon që të jetë ende i lirë. Disa operacione për arrestimin e tij kanë dështuar. Ai cilësohet një nga njerëzit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të; vrasje, grabitje, etj.

Po ashtu edhe Ervis Martinaj. Mbi të ka disa akuza, por ishte edhe Dumani që e rëndoi akoma më shumë duke e akuzuar se i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen.

Prej 10 gushtit “mbreti” i basteve është zhdukur pa “nam dhe nishan”. I fundit është Pëllumb Muharremi i njohur edhe si Aleksandër Laho me nofkën “Rrumi”.

Ai pikasi dy personat që po e ruanin dhe do ta vrisnin dhe urdhëroi që të merren peng. Gentjan dhe Indrit Beqiraj vendosën që të flasin duke hapur “kutinë e zezë” të krimeve.

Të tjerë janë në kërkim. Policia i do në burg, rivalët i duan në varr. “Bosët” vijojnë që të jenë në arrati pa gjurmë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit