Vëllezërit Gentjan dhe Indrit Beqiraj janë kthyer në një minierë ari për drejtësinë shqiptare duke hapur disa dosje të bujshme me dëshmitë e tyre.
Pas arrestimit dhe marrjes së statusit të të penduarit, vëllezërit kanë treguar me detaje planin e vrasjes së Geron Hasanbelliut dhe dy nipërve të tij në “Don Bosko” që dështoi.
Vëllezërit u shprehën se urdhrin e morën nga Kevin Zeneli, teksa porosia ishte bërë nga Kasandër Noga në Belgjikë.
Në lojë kishte qenë edhe Ilirjan Feci por në një moment ishte nxjerrë jashtë pasi Zeneli kishte dyshime se po i tradhtonte.
“Geroni vinte në lokal rreth orës 17:30. I thashë të martën e kam ters, nuk e vras, do gjuaj të mërkurën.
Geroni erdhi mëngjesin e të hënës, piu kafe dhe pasdite nuk erdhi më. Pasi diskutova me vëllain dhe me Kevin, dyshuam se na kishte tradhtuar Ilirjan Feçi” thuhet në dosje, referuar dëshmisë së dy vëllezërve.
Shkak ishte bërë fakti që shënjestra, pra Geroni në një moment kishte ndryshuar lokalin ku pinte kafe.
Nuk frekuentonte më “Fokusin” ku ndodhi tragjedia në “Don Bosko”. Komunikimet mes vrasësve bëheshin përmes aplikacionit “Sinjal”.
Kur dështuan për të gjetur Hasanbelliun, Noga urdhëron Zenelin të vriste nipërit e tij, por ky i fundit ngatërroi shënjestër duke vrarë një të pafajshëm dhe plagosur katër të tjerë.
Noga aktualisht është i ndalur në Belgjikë.