-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Epiqendra/ Tërmeti 5 ballë ‘shkund’ Greqinë, banorët: Dëgjuam një zhurmë të çuditshme gjatë lëkundjes!

Kryesoret

Një tërmet me magnitudë 5 ballë i shkallës Rihter ka ndodhur në orën 01:02 me epiqendër 26.1 km në juglindje të Amfisës me një thellësi 10 km, sipas Institutit Gjeodinamik të Greqis1%.

Tërmeti është ndjerë veçanërisht në Atikë. Një paragoditje me magnitudë 1.3 ballë i parapriu goditjes kryesore, ndërsa një pasgoditje me magnitudë 1.2 u regjistrua pas goditjes kryesore me 5 ballë.

Në zonat pranë tërmetit banorët shprehen të shqetësuar pasi dridhja ka qenë e fortë dhe ka pasur edhe një zhurmë të fortë. Banorët e Xylokastros thanë se tërmeti ishte shumë i fortë në qytetin e tyre dhe se u zgjuan kujtimet e vitit 1999.

Ata shprehen të mërzitur dhe të shqetësuar për pasgoditjet, pasi zona e Korintit është veçanërisht e rrezikshme. Ndërkohë, banorët nga Galaxidi dhe Eratini e cilësojnë tërmetin si të fortë, por me kohëzgjatje të shkurtër dhe me zhurmë të fortë.

Nga të dhënat e para duket se tërmeti është ndjerë më shumë në rajonet e Peloponezit sesa në Greqinë Qendrore. Në shumë prej zonave të prekura, banorët kanë dalë nga banesat e tyre dhe po presin me ankth zhvillimin e fenomenit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit