Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhjen e një automjeti.
Polica ka njoftuar se i arrestuari është shtetasi me iniciale K. Dh, banues në fshatin Zervat.
Mësohet se ai ka vjedhur një automjet tip Toyota në pronësi të Dh. H.
“Shërbimet e Postës së Policisë Dropull arrestuan në flagrancë shtetasin K. Dh., 33 vjeç, banues në fshatin Zervat, Gjirokastër.
Arrestimi i tij u bë pasi ka vjedhur automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit Dh. H., në fshatin Vrisera, Dropull.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.
Materialet në ngarkim të shtetasit K. Dh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme,” ka njoftuar policia.