Ndriçim Binjaku është përplasur për vdekje ditën e djeshme në Viale Giulio Cesare, Novara.
57-vjeçari, baba i 3 fëmijëve ka qenë duke ecur në këmbë kur është përplasur nga një makinë dhe është hedhur disa metra tutje.
Ai jetonte prej vitesh në Itali së bashku me familjen e tij në Gorizia dhe ishte punëtor në një kompani inxhinierike në zonën e Novarës. Policia ka arritur të kapë shoferin dhe ai është nënshtruar testit të drogës dhe alkoolit.