-sidi education-spot_img
23.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj pranoi Berishën, Bejko: Të bëftë mirë bari në grazhdin e Sali Non Gratës

Kryesoret

Ish-sekretari për pushtetin vendor në PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha, Roland Bejko ka dalë kundër vendimit të grupit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për t’u ulur me Sali Berishën për të nxjerrë një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale. Ai kërkon që Sali Berisha të futet i vetëm në zgjedhje për të marrë atë që meriton.

“Emisarët e Mister Non Gratës që veprojnë si kolonë e pestë brenda grupit parlamentar të PD-së, po përpiqen ta çojnë atë “në gjirirn e ngrohtë të tij” në shkëmbim të ofiqeve personale që Ai u ka premtuar me moton, “të jemi të bashkuar në zgjedhjet vendore kundër Edi Ramës”, ndërkohë që foltoren e ka mbyllur në fortesën e pushtuar forcërisht prej disa muajsh.

Nëse deputetët e PD do ta bëjnë këtë akt, ky do jetë edhe fundi pa lavdi i një shprese të zbehtë që ka egzistuar deri më sot se ajo parti do të mund të ndahej përfundimisht nga e kaluara e saj berishisto-ramiziste. Pas kësaj s’do na mbetët gjë tjetër për të thënë veçse “u bëftë mirë bari që do hani në grazhdin e Sali Non Gratës për sot e mot”!

Non Grata duhet të futet i vetëm në zgjedhje për të marrë atë që meriton. Është një shprehje që thotë se qenit të egërsuar mos i hidh kockën, por tregoi kërbaçin, ndryshe ai pasi të hajë kockën, do të turret sërish të të shqyejë ty. Dinjiteti vlen më shumë se ç’do ofiq i dhuruar djallëzisht” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit