-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I drejtuan armën dhe i morën makinën, Benzi gjendet në Vlorë

Kryesoret

Një grabitje me armë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës. Në vendin” Pushimi i shoferit”, disa persona të paidentifikuar kanë marrë me dhunë “Benzin” Martino Peqinit duke e kërcënuar me armë.

Autorët e morën automjetit dhe u larguan në drejtim të Fierit.

Mbrëmjen e djeshme, kallëzon shtetasi M. P., banues në Divjakë, se në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, Lushnjë, persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte,” ka njoftuar policia.

Pasditen e kësaj të hënë makina është gjendur në Vlorë, por autorët ende nuk janë kapur. Zona ku ka ndodhur grabitja është mbuluar me pamje nga shumë kamera sigurie të bizneseve përreth e cila mund të ndihmojë policinë për identifikimin e autorëve të grabitjes.

Shërbimet e DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, bënë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e automjetit të vjedhur, i cili u gjet i braktisur dhe i mbyllur, në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë,” bën me dije policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit