-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biznesi shqiptar “mbahet” me borxhe, kryeson ndërtimi

Kryesoret

Biznesi shqiptar financon me burimet e veta më pak se gjysmën e strukturës së bilancit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kapitali përbën rreth 49% të vlerës së bilancit të sipërmarrjes shqiptare në terma mesatarë, por me luhatje të konsiderueshme mes sektorëve të ndryshëm të marrë në analizë.

Për bujqësinë, kapitali përbën 78.5% të kapitalit kundrejt strukturës totale të financimit të bilancit, ndërsa vetëm 11.5% e përbëjnë detyrimet.

Pas bujqësisë, që ka edhe peshën më të lartë të kapitalit në bilanc, industria është i vetmi sektor ku kapitali përbën më shumë se 50% të bilancit është industria, me rreth 50.7%.

Të gjithë sektorët e tjerë kanë një peshë më të ulët se 50% të kapitalit, duke filluar nga ndërtimi, me 39%, informacioni, me 24%, pasuritë e paluajtshme, me 15% dhe në fund sektori i hoteleve dhe restoranteve, me 11%.

Të gjithë këta sektorë e financojnë pjesën më të madhe të bilancit kryesisht nëpërmjet detyrimeve.

Në total, huaja bankare përbën mesatarisht rreth 18% të strukturës së financimit të bilancit për bizneset shqiptare.

Sipas disa të dhënave nga Banka e Shqipërisë, megjithatë shkalla e përdorimit të huasë për të mbështetur aktivitetin ka diferenca të konsiderueshme mes sektorëve të ndryshëm të ekonomisë./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit