Katër shpërthime janë regjistruar mëngjesin e 10 tetorit në Kiev, ku sirenat kanë rënë në kryeqytetin ukrainas për të parën herë pas shumë kohësh.
Pas disa muajsh u rikthyen sulmet e Vladimir Putin në Kiev.
Sipas gazetave lokale dhe dëshmitarëve të vetë ngjarjes, katër herë ka pasur shtëllunga tymi të ngritura në qiellin e Kievit, ku dyshimet e para bien pikërisht mbi një sulm të radhës rus.
WATCH: Ukrainian girl was filming in Kyiv when a Russian missile hit across the street pic.twitter.com/5V9sLEFNu9
— BNO News (@BNONews) October 10, 2022
Lajmin e ka konfirmuar edhe Agjencia Franceze e Lajmeve AFP, e cila ka korrespondetin e saj atje dhe e ka parë ngjarjen në person.
Në një shkrim në Twitter ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka pranuar gjithë shpërthimet në rajonin e Shevchenkivskyi, në kryeqytetin ukrainas, por pa dhënë detaje e shpjegime mbi atë çfarë po ndodh konkretisht atje.
Teksa pjesë e zonave ku ka pasur goditje janë edhe ato pranë qendrës së qytetit.
Të paktën 8 persona kanë mbetur të vdekur dhe 24 të plagosur nga këto shpërthime.
Shpërthime të tjera ndërkaq, janë raportuar edhe në rajonet e Dnipro, Khmelnytskyi, Ternopil, Zhytomyr, madje edhe në Odessa.









