Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që ndodhi sot në Durrës, ku një çift i moshuar pas konfliktit mes tyre përfunduan në spital.
Ahmet dhe Asije Stafa 78 dhe 74 vjeçe, sipas policisë pas një konflikti që ende nuk është sqaruar zyrtarisht, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta.
Për pasojë, të dy ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Pamjet e momentit të nxjerrjes nga shtëpia tregojnë gjendjen e tyre.
Burri ka pësuar lëndime të shumta në trup si pasojë e goditjeve duke u mbuluar me gjak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.