-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kumbaro: Nga 1 nëntori, nisin aplikimet për stacionet e mjeteve lundruese

Kryesoret

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka folur sot për planin që qeveria ka menduar për turizmin e vitit që vjen. Në fjalën e saj Kumbaro tha se sezonin tjetër veror do të kemi stacione për ankorimin e mjeteve lundruese dhe se për vitin që vjen, aplikimet në sistemin online fillojnë më 1 nëntor

“Një vendim tjetër i qeverisë ka të bëjë me sezonin e ardhshëm veror. Në një kohë rekord si asnjëherë më parë kaluam vendimin për disa ndryshime në rregulloren e menaxhimin e stacioneve të plazhit sepse nuk do të mendojmë për plazhin kur mendojnë pushuesit, por më parë për të marrë të gjitha masat që sezoni i ardhshëm të jetë edhe më i mirë se ky që kaluam. Praktikisht një ndryshim që vlen të përmendet është i kufirit minimal të stacioneve të plazheve publike që do të menaxhohen nga bashkitë.

Ndonëse këtë vit, 50% e parcelave të plazhit të parashikuara nga bashkitë bregdetare ishin publike, minimum ligjor ishte 20%, e ngritëm 30% me vendime sotëm. Do të vazhdojnë kontratat të jenë të vlefshme dhe për vitin tjetër.

Por ndërkohë e rëndësishme është të themi që nga këto kontrata që kanë vlerë edhe për bashkitë janë të domosdoshme edhe për biznesin privat.

Do të futen vitin tjetër dhe 2 masa për turizmin detar siç janë stacionet e ankorimit për mjetet lundruese. Për vitin që vjen, aplikimet në sistemin online fillojnë më 1 nëntor. I gjithë procesi do të kryhet brenda vjeshtës dhe dimrit të vitit 2022. Pra gjithë procesi i përgatitjes për vitin e ardhëm do të kryhet brenda vjeshtës dhe dimrit vitit 2022”, tha Kumbaro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit