Një i moshuar ka ndërruar jetë sot në Divjakë. Sipas policisë rreth orës 13:55 në fshatin Babunjë
A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.









